Negocitatat për kufirin detar me Greqinë


Negocitatat për kufirin detar me Greqinë

16:24 15/02/2018

Në vijim të takimeve konsultative të nisura një ditë më parë me paraardhësit e tij, kreu I shtetit Ilir Meta priti në zyrën e tij ish-Presidentët Sali Berisha, Alfred Moisu dhe Rexhep Meidani.

Këto takime vijnë pas shkresës zyrtare që Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i drejtoi Presidentit Meta, ku I  kërkoi plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.

Kjo kërkesë është e detyrueshme  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ,e cila rrëzoi  marrëveshjen e vitit 2009. Vetëm përmes autorizimit të kreut të shtetit ekspertet e pales shqiptare mund të hyjnë në fazën zyrtare të negociatave.

Pala shqiptare dhe ajo greke kanë zhvilluar dy raunde negociatash të nivelit politik në Kretë dhe Korçë dhe në tryezën e bisedimeve janë shtruar të gjitha çështjet që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve, përfshirë këtu dhe përcaktimin e kufirit të hapësirës detare mes Shqipërisë e Greqisë.

Presidenti nuk ka një afat kushtetues për t’iu përgjigjur kërkesës së Ministrit Bushati.

Tv Klan

 






Të ngjashme