Nehat Kulla mbetet në Elbasan – (22 Maj 2000)


Nehat Kulla mbetet në Elbasan – (22 Maj 2000)

21:31 22/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nehat Kulla i njohur si i forti i Tiranës do të gjykohet nga Gjykata e Faktit Elbasan. Ky është vendimi i fundit i trupit gjykues sot në seancën e tretë gjyqëore. Vendimi i trupit gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të të akuzuarit Kulla për për ekstradimin dhe gjykimin e tij në Gjykatën e Tiranës.

Sipas avokatit të Kullës klienti i tij duhet të gjykohet në atë gjykatë në të cilën është kryer vepra më rëndë penale, duke u mbështetur në kodin e procedurës penale.

Në seancën e dytë trupi gjykues mori përsipër të sjellë përgjigje për këtë fakt në seancën e tretë dhe përgjigja e prokurorit të çështjes Bujar Hoxha është se, përderisa Nehat Kulla dhe shokët e tij janë kapur në territorin e Elbasanit do të gjykohen këtu. Fjala e fundit është gjykimi i tij në Elbasan. Ndërkohë që seanca tjetër që shënon të katërtën do të mbahet në 5 Qershor./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme