Neki Dredha dhe ndërtimi për pallatet e kreditorëve (13 Dhjetor 1999)
Mbi 2800 kreditorë të pastrehë që kanë humbur paratë e tyre në firmat piramidale në Vlorë e në Tiranë shpresojnë në kredinë greke për ndërtimin e apartamenteve. Kryebashkiakët Neki Dredha dhe Albert Brojka kanë paraqitur në Kryeministri listat e kreditorëve që përfitojnë dhe sheshet e ndërtimit të apartamenteve të reja. Në lidhje me këtë problem për qytetin e Vlorës na sqaron Kryetari i Bashkisë Vlorë, Neki Dredha.
Neki Dredha: Për qytetin e Vlorës kanë shitur shtëpitë dhe kanë humbur paratë në firmat piramidale 1096 persona ose familje. Për këtë në bazë të vendimit të Qeverisë me fondin e Qeverisë Greke, kredinë e Qeverisë Greke është planifikuar që Vlora të furnizojë me shtëpi 560 familje. Fondi për çdo kreditor llogaritet në bazë të sasisë së lekëve që ata kanë humbur në firmat piramidale, domethënë sa ka qënë vlera e shtëpisë që kanë shitur ata dhe që e kanë derdhur në firmat piramidale. Pastaj probleme të tjera thashë do t’i zgjidhim me bankën e …
Gazetari: Për Vlorën do të ndërtohen apartamente të reja dhe janë përcaktuar zonat ku do të ndërtohen?
Neki Dredha: Për Vlorën kemi miratuar sheshe ndërtimi në Jallin e Nartës, në lagjen 24 Maji, në lagjen Skelë dhe disa zona të tjera që plotësojnë kushtet për ngritjen e pallateve. Në Jallinë e Nartës ka probleme për arsye se duhet një kosto shumë e lartë për shkak të rrjetit inxhinierik që ka një kosto tepër të lartë, gati 9 milion dollarë. Për këtë arsye ne kemi studiuar zonat që janë brenda qytetit dhe që kanë një infrastrukturë të ngritur.
Gazetari: Kur fillon ky proces, kur parashikohet?
Neki Dredha: Besoj se fillimi i vitit që vjen do të fillojë dhe ndërtimi i pallateve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame