Nën hetim ministri francez i territorit
Ende pa u mbushur një muaj në krye të Elizesë, presidenti i Francës Emmanuel Macron përballlet me telashet e para. Prokuroria e Brestit nisi hetimet për ministrin e territorit Richard Ferrand, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes “République En Marche”, të presidentit Macron.
Ai akuzohet se ka favorizuar shoqërinë e pasurive të patundshme të bashkëshortes së tij në marrjen e një tenderi në tregun e imobiliareve në vitin 2011.
Ajo që mbërthen ministrin aktual të territorit, asokohe zyrtar lokal në rajonin e Bretanjës, është fakti se kompania e gruas së tij nuk ishte regjistruar ligjërisht në kohën kur përfitoi tenderin. Skandali ku u përfshi një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Macron, vjen në një kohë kur presidenti francez ka nisur procedurat për një ligj mbi etikën e zyrtarit të lartë të shtetit.
Megjithatë presidenti francez doli në krah të ministrit të tij, duke thënë se nuk do t’i kërkojë dorëheqjen derisa të vërtetohet fajësia e tij.
Tv Klan