19:59 09/05/2014Qeveria i ka mohuar akuzat për kryerjen e trafikut të drogës nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë por pas aeroportit të Gjadrit nj tjetër pistë avionesh është marrë nën kontrroll nga ushtria. Ky është aerodromi i Lumalasit në Korçë që tashmë ruhet nga ushtarë të armatosur. Ky territor prej 20 vjetësh ishte lënë jashtë vëmendjes së Ushtrisë dhe shfrytëzohej për guidë ose nga fermerët e zonës.Dy grupe ushtarësh prej disa ditësh patrullojnë në hapësirën e aerodromit prej orës 5 të mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes. Ushtarët thonë se janë pjesë e Komandës Rajonale të Korçës dhe nuk japin sqarime për arsyet dhe qëllimin e monitorimit të fushës.Aerodromi i Lumalasit, shtrihet në një sipërfaqe prej 40 ha. Para viteve 90 është përdorur për avionet e spërkatjes dhe më pas nuk ka kryer asnjë funksion.Gjatë krizës kosovare në vitin ‘99 u diskutua rindërtimi i aerodromit, por projekti nuk u realizua.Qytetarët e kanë shfrytëzuar fushën për të bërë guidë, kurse fermerët edhe për të mbjellë.Ky kontroll ushtarak u vendos në një kohë që politika është e përfshirë në akuza dhe kundërakuza për trafik droge me avion që shfrytëzojnë infrastrukturën ushtarake.Tv Klan