Nëna adoleshente aborton, por fëmija mbijeton
Një vajzë në Kinë, e cila abortoi shtangu kur zbuloi se infermierja e kishte ‘shpëtuar’ fëmijën dhe ia kishte shitur një familjeje tjetër.
Në Prill të 2013 -ës, 18 – vjeçarja Lili nga Inner Mongolia zbuloi se ishte shtatzënë dhe nuk i tha askujt, derisa shkoi 35 javëshe.
E shoqëruar nga vëllai i saj, ajo iu nënshtrua një aborti, që iu tha se shkoi me sukses. Megjithatë, tre ditë më vonë ajo u njoftua nga policia se fëmija ishte shpëtuar nga infermierja.
Procedura shkoi mirë dhe kur erdhi puna për të paguar, Lili dha edhe rreth 3 euro plus për fetusin.
Por infermierja e maternitetit Liang Xiaohua rrëfeu se kishte ndjerë që fetusi kishte mundësi të mbijetonte. Ajo tha se e kishte dëgjuar fëmijët të qante dhe e kishte nxjerrë nga qesja plastike, duke e shpëtuar.
Gruaja e kishte vendosur beben në oksigjen, ndërsa më vonë ajo kishte dëgjuar dikë që kërkonte fëmijë, kështu që i kishte pyetur nëse e donin.
Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, Xiaohua ia shiti fëmijën kushëririn të saj, që e mori atë në shtëpi.
Ishin banorët e fshatit që pasi kishin nisur të kishin dyshime njoftuan policinë. Kështu Lili, nëna adoleshente zbuloi se fëmija që kishte abortuar në fakt kishte mbijetuar.
Ajo pyeti policinë për vendndodhjen e fëmijës, por ata nuk pranuan t’ia tregonin.
Në Janar të 2014 – ës, autoritetet arrestuan infermieren Liang Xiaohua për rrëmbim të fëmijës. Ajo u dënua me 2 vite burg, megjithatë për Lilin nuk pati asnjëlloj kompensimi.
Kjo çështje që vazhdoi prej vitesh u mbyll në Maj të 2017 -ës./tvklan.al