Nëna braktis fëmijët në Tepelenë – (13 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një grua nga Tepelena, divorcuar 8 muaj më parë ka lindur në maternitet, e një javë pasi ka dalë prej aty, me fëmijën e porsalindur së bashku me vëllain dy vjeçar e lë tek dera e ish-burrit të saj. Më pas mësohet se ia ka mbathur për në Greqi. Ish-vjehrri i saj, ka mbajtur djalin më të rritur, ndërsa vajzën dyjavëshe po atë ditë e dorëzoi në polici.
Pasi është bërë denoncimi i braktisjes së bebes, nëna është shpallur person në kërkim. Por problemi i pazgjidhur mbetet atësia, pasi babai i fëmijës është larguar jashtë vendit në ndarjen që ka bërë me nënën e fëmijëve, rezulton si çift pa fëmijë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti