Nëna e 3 fëmijëve bën publik shqetësimin në “Aldo Morning Show”


Nëna e 3 fëmijëve bën publik shqetësimin në “Aldo Morning Show”

16:39 05/10/2017

Alma nga Elbasani ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, ku ka ngritur një shqetësim.

Ajo është nënë e tre fëmijëve të cilët studiojnë në shkollën 9-vjeçare “Sul Harri”, fëmijëve iu kërkohet herë pas here të paguajnë lekë ndryshe nga shkollat e tjera. Ajo deklaron se shkolla ka shumë nxënës dhe paratë kërkohen me ngulm.

Jam nga Elbasani. Desha të ngre një shqetësim. Jam një prind që kam 3 fëmijë në shkollë dhe ajo që më shqetëson është se herë pas here fëmijëve iu kërkohen lekë nga shkolla, për rojen, për kaldajat që nuk funksionojnë etj. Është goxha shpenzim, më duket e tepërt dhe i kërkojnë me ngulm. Shkolla është shtetërore. Ka bord prindërish, por diskutimet bëhen në heshtje. Ata e reklamojnë sikur duhen për X gjëra. Por, shkolla ka shumë fëmijë dhe bëhet një shumë e konsiderueshme për të mbyllur këto vrima. Ka edhe shkolla të tjera që kërkojnë para, por jo këto shuma si shkolla “Sul Harri

”, tha Alma. /

tvklan.al






Të ngjashme