Nëna e dy fëmijëve: Përfundova në burg se shita shtëpinë që kisha blerë
Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme problemet me të cila është përballur 54-vjeçarja, Suzana Hoxha pas blerjes së një hyrjeje në një pallat në zonën e “Freskut”.
Ajo tregoi se shtëpia u ble me dokumente të rregullta, por kur shkuan për ta rregulluar, brenda saj gjetën njerëz të tjerë, që u shprehën se ishte shtëpia e tyre.
Personi që i kishte shitur shtëpinë, tha se kishte ngatërruar apartament dhe e drejtoi në disa hyrje të tjera që gjithashtu ishin të banuara. Pa asnjë mbështetje dhe orientim sepse çdo derë ku trokiti nuk i dha zgjidhje vendosi ta shiste që të merrte lekët që kishte paguar.
Por në këtë moment, e thirrën në Prokurori dhe pas gjyqit të bërë, Suzana dënohet me 5 vite burg, për shitjen e shtëpisë që e kishte blerë me lekët e saj.
Mirela Milori: Pse nuk i the më kthe lekët?
Suzana Hoxha: Nuk m’i kthyen lekët!
Mirela Milori: Atëherë ti çfarë vendose të bësh?
Suzana Hoxha: Asnjë vend nuk gjeta, asnjë orientim dhe vendosa ta shes.
Mirela Milori: Për sa kohë u ende?
Suzana Hoxha: Për 2 vjet! Që nga 2014-a deri në 2016-n!
Mirela Milori: Çfarë bëre në 2016-n?
Suzana Hoxha: Thashë do shes shtëpinë time, është e imja thashë.
Mirela Milori: Këtë?
Suzana Hoxha: Lekët ishin paguar, certifikata ishte marrë, apartamenti mu dha. A ishte i drejtë, a nuk ishte, ku ta dija unë nuk mu gjend afër askush. Në momentin që e shes unë, më marrin në telefon në Prokurori dhe më fusin brenda.
Mirela Milori: Pra kur ti shite këtë apartamentin, more lekët dhe ti?
Suzana Hoxha: Më merr prokurori dhe më thotë, ‘ditën e hënë do paraqitesh në Komisariatin nr. 4’, ku ishte shtëpia. Shkoj në komisariat, më bëhet gjyqi për 3 ditë dhe më gjykon një gjykatës i korruptuar.
Mirela Milori: Pse thua është i korruptuar?
Suzana Hoxha: Brenda muajit u dënuam me burg, me gjithë djalin se u kap në telefon konkretisht.
Mirela Milori: Ti bëre burg! Sa vjet?
Suzana Hoxha: 4 vjet dhe me shtesat i thonë 5 vjet burg.
Mirela Milori: 5 vjet se shite shtëpinë që bleve ti?
Suzana Hoxha: Po me lekun tim!
Mirela Milori: Sa milionë lekë dhe për shtëpinë që bleve?
Suzana Hoxha: Kam dhënë 23 mijë euro, 800 mijë lekë më ka marrë sekseri, 740 mijë lekë noterja.
Milori Milori: Pra 40 milionë lekë!/tvklan.al