Ra në koma gjatë lindjes së fëmijës së dytë, humb kujtesën
“Familja është bota ime”
. Këto janë fjalët në rrjetet sociale të një vajze angleze 22-vjeçare. Por tani ajo s’ka më asnjë kujtim në memorien e saj. Këtë boshllëk ja shkaktoi një arrest kardiak teksa po sillte në jetë fëmijën e dytë. Zemra e saj u ndal për 68 sekonda dhe mjekët për ta shpëtuar e vunë në gjendje kome. Pas dy javësh vajza 22- vjeçare u zgjua nga koma e bindur që është 13 vjeç.
Nuk ka asnjë kujtim të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Pas festimeve për rizgjimin e saj, mbërriti dhimbja, pasi gjendja e komës së induktuar o ka shkaktuar një dëm cerebral të rëndë. Ajo është e paralizuar, pothuajse e verbër dhe ka një fshirje 10-vjeçare të memories. Nëna e saj tregon se Shannon sillet si një vajzë e vogël dhe vijon ta thërrasë me përkëdheli siç bënte kur ishte fëmijë.
Ndërsa kur i treguan jetën e saj aktuale ajo e kishte të vështire ta besonte. Bashkëshorti me fëmijët i qëndrojnë pranë me shumë durim dhe dashuri pavarësisht se ajo ka dalë nga spitali dhe po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj. Familjarët kanë nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të ndihmuar në kurimin dhe rehabilitimin e Shanon. Ndërsa për memorien, duhet durim thonë familjarët dhe shpresojnë në një mrekulli.
Burimi: Klan Plus