Nëna lind 17 fëmijë, ja marrin pak orë pas lindjes
Një nënë nga Newcastle, Angli, ka lindur 17 fëmijë, por që i është marrë kujdestaria e tyre.
Nëna besohet se ka qenë shtatzënë duke filluar nga mesi i viteve ’80, por nuk ishte lejuar që të mbante fëmijët e saj, të cilët i janë marrë pak orë pas lindjes. Arsyet e sakta për marrjen e fëmijëve nuk dihen, por organizata të ndryshme kanë thënë se varësia nga alkooli dhe droga janë faktorët kryesorë në këtë rast. Shifrat janë publikuar nga Bashkia e qytetit të Newcaslte, si pjesë e një programi me Barnardos, për të ndihmuar nënat që u është marrë kujdestaria e fëmijëve të tyre. Megjithatë, Bashkia e qytetit të Newcastle ka refuzuar të japë ndonjë sqarim lidhur me marrjen e kujdestarisë së fëmijëve, duke thënë se nuk ka asgjë të pazakontë për këtë rast./tvklan.al