Nëna poston foto të barkut pas lindjes së trinjakëve
Një nënë ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj të rrjetit social Instagram të gjithë muajt e shtatzënisë. Maria Nordø Jørstad nga Kopenhagen, Danimarkë, u bë nënë e trinjakëve, Iben, Filip dhe Agnes në 12 Shtator.
Ajo u bë e famshme, pasi postonte foto sesi ndyshonte barku i saj gjatë gjithë shtatzënisë. Por, 33-vjeçarja nuk u ndal me kaq. Ajo ka postuar foto pas lindjes së fëmijëve të saj, për të treguar se çfarë ndodh me trupin e një nëne dhe sesi ndryshojnë linjat. [caption id="attachment_449793" align="aligncenter" width="510"] Barku i saj 4 javë pas lindjes së trinjakëve[/caption] Ajo tha për Daily Mail, se është interesante për të treguar barkun pas lindjes, pasi nuk ka shumë femra që postojnë foto.“Kam akoma një bark të varur, dhe jam pak e befasuar që nuk kam pësuar ansjë përmirësim, por më duhet ta pranoj".
Sikurse duket edhe nga foto, barku i saj ka mbetur shumë i madh pas lindjes të trinjakëve, por ajo nuk e ka pasur aspak problem të shpërndajë foto në rrjetet sociale. Jørstad, e cila punon si producente dokumentaresh, shpreson se historia e saj do të frymëzojë edhe femra të tjera që të ndajnë foto pas shtatzënësie dhe të jenë pa komplekse. Jørstad mund t'i nënshtrohet një operacioni në mënyrë që të përmirësojë barkun e saj./tvklan.al