Nëna tenton të fusë drogë për djalin në paraburgim
Një 62-vjeçare është vënë në pranga pasi tentoi që të fusë lëndë narkotike për djalin e saj në paraburgim. Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit në Vlorë.
62-vjeçarja ka shkuar për t’i dërguar ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Por ka qenë kontrolli që ka bërë që mes ushqimeve të gjendej sasia që nëna synonte të fuste për djalin e saj.
Bëhet fjalë për një sasi për 100 gramësh kanabis. Menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike 62-vjeçarja u arrestua në flagrancë. /tvklan.al