Nënë e bijë humbin kontrollin
Nënë e bijë u futën në telashe me drejtësinë, për shkak se këtë të shtunë kërcënuan kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili.
Burime zyrtare të policisë thonë se ndaj 48-vjeçares N.D. dhe 21-vjeçares A.D. ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.
“Nënë e bijë, ditën e sotme në fshatin Fushë-Bizë, Ishëm, kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç, banues në Durrës, K/ Inspektor në IMT Durrës”,
thotë policia në një njoftim për mediat
./tvklan.al