Nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes Frederik Shulse konferencë në Tiranë (25Gusht 1998)
Gjermania kërkon që NATO të ndërhyje ushtarakisht në Kosovë për të detyruar serbët të ndërpresin spastrimin etnik. Nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes Frederik Shulse deklaroi sot në një konferencë në Tiranë. Sipas Shulse forcat politike në Kosovë duhet të dalin me një qëndrim unik përpara Bashkësisë Ndërkombëtare.
Gjithashtu Shulse ne takim me politikanët shqiptarë të Pozitës dhe Opozitës ka kërkuar bashkëpunim në hartimin e Kushtetutës. Ata që deri tani kanë refuzuar të përfshihen në procesin Kushtetues, duhet të shfrytëzojnë kohën e mbetur para kalimit të projekt Kushtetutës në Parlament. Shulse mohoi hipotezën se ai kishte ndërmjetësuar për një takim të mundshëm Nano-Berisha./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame