Nënkryetari i PD Gjana flet për tryezën e partive dhe KQZ – (29 Janar 2001)


Nënkryetari i PD Gjana flet për tryezën e partive dhe KQZ – (29 Janar 2001)

18:07 29/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Shpresojmë se të gjithë do i përgjigjen pozitivisht ftesës së PD, për pjesëmarrjen në tryezën e propozuar”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i PD Jemin Gjana, i cili tha se në këtë tryezë pritet të marrin rrugë problemet më delikate të procesit parazgjedhor.

Jemin Gjana:- “I është kërkuar presidentit, i është kërkuar institucioneve, i është kërkuar partive politike, të shohim se ç’reagim do të ketë”.

Gazetarja:- Mendoni se do i përgjigjen ftesës tuaj?

Jemin Gjana:- “Po përsa kohë që një palë drejton një ftesë, sigurisht që mendon se të tjerët do i përgjigjen”.

Ndërkohë harta elektorale për demokratët është e lidhur ngushtë me listat e zgjedhësve. Ndërsa për KQZ, PD këmbëngul për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së anëtarëve.

Jemin Gjana:- “Grupi parlamentar i PD dhe opozita parlamentare nuk ka pasur kontestime për emra të përveçëm, çështja ka qenë e parimeve të ndërtimit të KQZ. Pra gjithë çështja është për t’iu rikthyer kodit, për t’iu rikthyer atyre neneve që ka pasur procedurat e ndërtimit të KQZ dhe pastaj mbi këtë bazë të operohet me emrat”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme