Nënkryetarja e PD Topalli akuzon PS dhe KQZ për manipulime – (10 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Demokratike, ka protestuar sot për ndarjen e zonave elektorale, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të mos miratuar kërkesat e saj. Sipas nënkryetares së kësaj partie, Jozefina Topalli, zonat e reja do të caktohen nga po ky komision, partiak dhe i paaftë.
Qeveria tha Topalli, po marshon drejt farsës së re elektorale duke e çuar situatën në perspektiva edhe më të errëta. Ajo tha se PS dhe KQZ, janë betuar që të klikojnë pa mëdyshje ndarjen e re dhe rezultatin e caktuar që tani, të zgjedhjeve të Qershorit 2001.
Kështu sipas nënkryetares së PD, Jozefina Topalli, perspektiva e një procesi zgjedhor normal është përsëri zero. Situata aktuale ka përfunduar Topalli flet për një përpjekje të paskrupullt të Metës, për të mos lëshuar pushtetin./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego