Nënshkruan Mazrekaj, edhe 3 vite me Partizanin
Mesfushori kosovar Mentor Mazrekaj, ka zgjatur kontratën e tij me Partizanin dhe për 3 vjet të tjera. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunkate zyrtare të vetë klubit.
Mazrekaj kishte nënshkruar me të kuqtë një kntrate 6 mujore, e cila i skadonte në fund të këtij viti. Mirëpo paraqitjet e tij të mira me “Demat e Kuq”, kanë bërë që të nënshkruajë një kontratë tjetër 3 vjeçare.
24-vjeçari është kërkuar nga dy klubet e mëdha të superligës, Skëndërbeu dhe Tirana. Ndaj dhe zgjatja e kontratës me klubin e tij aktual u përshpejtua.