21:51 16/04/2014Pas takimit të dy qeverive, në Kukës është hedhur firma edhe për krijimin e Dhomës Kombëtare të Tregëtisë.Marrëveshja është firmosur nga përfaqësues të biznesit të dy vendeve.Në një postim në Tëitter Rama e konsideroi këtë ngjarje dhe ditë të shënuar. Sipas tij kjo është një ide e re për një realitet të ri.Mes ministrave të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi 5-vjeçar në fusha si: planifikimi urban, arsimi si dhe në fushën e drejtësisë.