Nënshkruhet kontrata për autostradën e Veriut Milot-Lezhë (11 Gusht 1998)


Nënshkruhet kontrata për autostradën e Veriut Milot-Lezhë (11 Gusht 1998)

09:12 11/08/1998

Një autostradë e re në Shqipëri dhe drejtimi i saj do të jetë tani aksi Verior i Shqipërisë.Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Ministrit të Transportit dhe Presidentit të firmës realizuese ‘Falcone’ do të nisë ndërtimin e segmentit Milot –Lezhë ,i cili do të kushtojë 4.7 milionë dollarë, kredi e Bankës Botërore. Ky segment do të jetë 10.5 metra i gjerë dhe 12 kilometra i gjatë. Menjëherë pas marrëveshjes është prononcuar dhe ministri Apostoli.

“Kontrata Milot-Lezhë u nënshkrua me Presidentin Falcone ,e ka vlerën rreth 5 milionë dollarë ose më saktë 4.7 milionë dollarë .Është pjesë e korridorit Veri-Jug.Punimet parashikohen të fillojnë rreth muajit tetor.Me ndryshimin e kontratave fillon periudha e mobilizimit të kantiereve dhe masa më e madhe e punimeve parashikohet të bëhet gjatë vitit 1999 ,maksimumi në verën e vitit 2000 këto rrugë janë të përfunduara”./tvklan.al






Të ngjashme