Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KESH me Telekom (2 Mars 2001)
Telekom dhe KESH kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi. Sipas Albtelecom në shtyllat e tensionit të lartë do të vendosen edhe linja telefonike. Kjo lidhje do të përcillet në linjat e telefonit Tiranë-Vau i Dejës, Shkodër-Koman, Fierzë-Prizren, Fier-Ballsh, Tepelenë-Gjirokastër. Zëvendësimi i përcjellësit të tokës me fibër optike, përmes këtyre shtyllave, ofron mundësi telekomunikacioni me një kosto të ulët dhe projekti do shumë më pak kohë të realizohet.
Shtrirja e këtyre fibrave kap një gjatësi prej 350 kilometra. KESH në këtë rast do të ofrojë shtyllat e tensionit të lartë dhe do të përfitojë linjën në dispozicion falas. Projekti do të financohet nga Albtelecom dhe ka një vlerë 4 milionë dollarë. Sipas drejtorit të Telekom Rafti, synohet të realizohet komunikimi i Shqipërisë me Kosovën, Greqinë dhe Malin e Zi./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti