Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit Qeveri – KQZ – (26 Shkurt 2001)


Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit Qeveri – KQZ – (26 Shkurt 2001)

21:53 26/02/2001

Lajme Arkiva – TV KLan 2001

Qeveria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare. Qeveria ka marrë përsipër t’i jap KQZ pa pagesë, ambiente pune si zyra dhe magazina. Nëpërmjet prefektëve, do të ndiqet puna e zyrave të gjendjes civile, në rifreskimin e regjistrit civil të shtetasve në nivelin lokal. Për qeverinë marrëveshjen e nënshkroi Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, ndërsa për KQZ kryetari Ilirian Celibashi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme