Nënshkruhet marrëveshja Kinë-Shqipëri – (27 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ringjallet dashuria e vjetër shqiptaro-kineze. Pas dy ditë bisedimesh sot është nënshkruar protokolli ndërshtetëror mes dy vendeve në lidhje me projektet në energjitikë, miniera e telekomunikacione. Në lidhje me këto projektet Zevendesministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit zoti Pajtim Bello thekson:
Pajtim Bello, Zv/ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit:- “Ky protokoll nënshkruhet pas një kohë të gjatë rreth 7 vjet që është mbajtur sesioni i parë dhe tani mbahet sesioni i dytë. Kjo nënkupton në mënyrë të drejtperdrejtë një nivel të ri të marrëdhënieve më cilësor midis dy Qeverive, midis dy vendeve. Fushat janë të shumta. Unë do përmendja fushën e bujqësisë, bashkëpunimi në fushën e energjitikës në termocentrale, hidrocentrale në rehabilitime. Është fusha e transportit ku mendohet të ripërterihen një sërë marrëveshjesh të transportit ujor, të transportit ajror midis dy vendeve sepse dhe vetë sepse dhe vetë shkëmbimi i mallrave ka një tendencë në rritje”.
Ndërsa Ambasadori i ri Kinez, për Tv Klan tha:
Ambasadori Kinez në Tiranë:- “Kina ka mbajtur një qëndrim të ekuilibruar në marrëdhënie me Shqipërinë. Firmat kineze janë të interesuara në privatizimin e sektorëve të energjitikës, hidrocentraleve e minierave. Përsa i përket borxhit të trashëguar prej 30 milion dollarësh ndaj Kinës, Qeverisë Shqiptare do t’i krijohen kushte të favorshme. Kina është antare e hershme e OKB, ndërsa Tajvani ka spekulluar me këtë çështje, por ne duke filluar që nga viti 1971 kemi marrë përkrahje të madhe ndërkombetare për ta konsideruar Tajvanin pjesë të shtetit kinez. Ne kurrë nuk do të pranojmë që Tajvani të trajtohet si shtet i pavarur. Në botë ka vetëm një Kinë prandaj kemi propozuar që problemi i Tajvanit të zgjidhet me parimin një Kinë me dy sisteme”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame