Shqiptarët pa viza drejt shtetit amerikan të El Salvadorit


Shqiptarët pa viza drejt shtetit amerikan të El Salvadorit

10:39 27/09/2018

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka nënshkruar marrëveshjen për liberalizimin e vizave me shtetin amerikanoqendror të El Salvadorit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të Bushatit me homologun e tij nga El Salvadori në godinën e Kombeve të Bashkuara, në New York të SHBA-ve.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila në profilin zyrtar në rrjetet sociale tha se marrëveshja synon të lehtësojë lëvizjen dhe të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe në fushat e interesit të përbashkët.

 

Në fokusin e ministrave gjatë takimit mësohet se ka qenë edhe kandidatura e Shqipërisë për një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitet 2022-2023.

Republika e El Salvadorit është një shtet në Amerikën Qendrore me më shumë se 6 milionë banorë. /tvklan.al





Të ngjashme