Nënshkruhet “pakti i mirëkuptimit” në Shkodër – (10 Shtator 2000)


Nënshkruhet “pakti i mirëkuptimit” në Shkodër – (10 Shtator 2000)

12:05 10/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Forcat politike të Shkodrës janë ulur në një tryezë, për të biseduar dhe firmosur për një fushatë zgjedhore të qetë, pa incidente dhe provokime. Përfaqësuesit e partive politike, të majta dhe të djathta kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, ku angazhohen për distancim nga çdo lloj akti dhune.

Kjo marrëveshje e cilësuar si “pakti i mirëkuptimit”, impenjon forcat e politikës, që në ditët e zgjedhjeve të mos ketë incidente dhe qytetarët të votojnë të lirë. Dhjetë parti kanë nënshkruar në prani dhe të prefektit të Shkodrës, Gjergj Liqeza. Kjo marrëveshje mirëkuptimi realizohet në kulmin e fushatës elektorale, dhe vetëm 24 orë para mitingut që Partia Demokratike me kryetarin e saj Berisha, do të zhvillojnë në Shkodër./tvklan.al






Të ngjashme