Nënshkruhet pakti kundër dhunës në Kosovë (25 korrik 2000)


Nënshkruhet pakti kundër dhunës në Kosovë (25 korrik 2000)

15:23 25/07/2000

Serbë dhe shqiptarë kundër dhunës në Kosovë në një pakt të nënshkruar në Amerikë. Midis delegatëve të dy delegacioneve ndodheshin dy udhëheqësit kryesorë shqiptarë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova dhe peshkopi ortodoks serb. Udhëheqësit politik dhe komunitarë shpallën një pakt kundër dhunës tha një komunikatë e institutit për paqen i cili organizoi takimin, duke shtuar se ishte hera e parë që këta udhëheqës uleshin ballë për ballë duke diskutuar për mosmarëveshjet e tyre.

Në drejtimin e Institutit për Paqen me bazë në Uashington, tryeza rrumbullake kishte për qëllim të bindte të dyja palët për të punuar sëbashku për një shoqëri shumë etnike në Kosovë. Pjesëmarrësit ranë dakort që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve bashkiake të lira dhe të drejta që do të organizohen së afërmi, të bashkëpunojnë për identifikimin e kriminelëve dhe këshillimin për komunitetet e tyre për dorëzimin e armëve që ata i mbajnë ende./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme