Nënshtetësi tre emigrantëve heronj
Ervin Xheka nga Lushnja është një prej tre emigrantëve që iu akordua shtetësia greke për ndihmën që dha në shpëtimin e jetëve njerëzore gjatë tragjedisë së zjarreve në Mati të Greqisë në Korrik të këtij viti. Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos nuk e kurseu mirënjohjen për aktin e tyre të vetëmohimit.
Prokopis Pavlopoulos:
Përmes shembullit tuaj po i dërgojmë një mesazh Europës në këto orë të vështira. Jemi përpara zgjedhjeve europarlamentare deçizive për të ardhmen kontinentit dhe të gjitha shfaqjet e populizmit kanë përballë pikërisht mentalitetin tuaj për të cilin Europa sot ka shumë nevojë.
Ervini dhe dy egjiptianët i merrnin me not në krahët e tyre fëmijët dhe të moshuarit, duke i hipur në skafet e peshkatarëve dhe me pas i çonin në vende të sigurta ku u jepej ndihma e parë.
Ervin Xheka:
Të gjithë peshkatarët, por edhe të tjerët kur dëgjuan se duhet të shkonim të ndihmonin, vrapuan dhe bënë një vepër të mirë. Të gjithë meritojnë një falenderim
Ministri i brendshëm grek, Aleksis Haricis tha se në ditët në vijimi në parlament do të kalojë ligji për dhënien e nënshtetësisë të gjithë emigrantëve që plotësojnë kriteret.
Tv Klan