Nënshtetësia e BE-së në shitje


Nënshtetësia e BE-së në shitje

19:55 01/06/2018

Paratë sigurisht që nuk mund të blejnë dashurinë, por nëse paguan sa duhet, mund të marrësh nënshtetësinë e një shteti të BE-së. Në internet gjenden reklama për jahte, ora, makina dhe vila luksoze, por edhe reklama për të blerë shtetësi. BE po përballet me disa vende anëtare që shesin nënshtetësinë, kundrejt investimeve, pa pyetur për origjinën e parave.

Gjuetarët” e pasaportave të shteteve anëtare të BE-së janë kryesisht rusë, azerë, kinezë, indianë dhe ata nga Lindja e Mesme të kufizuar në lëvizje për shkak të regjimit të vizave. Më pas vijnë të interesuarit nga bota e krimit: narkotrafikantë, evazorë fiskalë, njerëz që pastrojnë para; apo edhe revolucionarë.

Ndër shtetet e BE-së që shesin nënshtetësi spikasin Qipro dhe Malta që kanë përfituar miliarda euro nga shitja e pasaportave. Lista vijon me Austrinë, Hungarinë, Bullgarinë, Letoninë, Portugalinë dhe Greqinë.

Me marrjen e nënshtetësisë të njërit prej shteteve të BE-së, të krijohen mjaft lehtësira për biznes në të gjithë Europën e bashkuar.

Vendin e parë si pasaporta më e dëshiruar e mban ajo e Gjermanisë, që të lejon udhëtimin pa vizë në 176 vende. Por Berlini nuk bën pazare edhe pse së fundmi ka dyshime se u janë shitur lejeqëndrimi azilantëve.

Për të marrë një pasaportë të Qipros duhet të investosh atje dy milionë Euro në pasuri të paluajtshme, obligacione qeveritare ose biznese.

Malta nuk pranon azilantë, por shet nënshtetësisë për 650 mijë euro për emigrantët investitorë, 50 mijë për gratë e tyre dhe nga 50 mijë të tjera për çdo fëmijë. Në Greqi, duhen vetëm 250 mijë euro, por për pasaportën duhet pritur 10 vjet.

Në Portugali dhe në Spanje, nëse blen një pronë minimumi 500 000 euro pajisesh me rezidencë qëndrimi. Në Hungari mund të marrësh nënshtetësinë nëse blen shtëpi mbi 350,000 dollarë ndërsa qeveria Orban nuk pranon asnjë azilant të varfër.

Në një debat eurodeputetët kërkuan rregulla të njëjta për të gjitha vendet e Bashkimit Europian në shitjen e nënshtetësisë.

Sa i përket vizave të Arta, në mungesë të harmonizimit në nivelin e BE-së, Komisioni nuk ka kompetencë për lëshimin e lejeve të qëndrimit ose vizave për qëndrim të gjatë për investitorët.

Identiteti dhe shtetësia nuk duhet të reduktohen vetëm në një produkt që mund të blihet në dyqan. Ne duam që njerëzit të investojnë, të krijojnë vende pune në të gjitha vendet e BE-së, të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.

Si mund të justifikojnë shtetet anëtare qe në një anë refuzojnë të pranojnë një refugjat të vetëm që ikën nga lufta apo persekutimi, ndërsa janë më shumë se të gatshëm të japin shtetësinë kriminelëve të mundshëm që sjellin shumë para për investime pa e ditur se çfarë sfondi i tyre i vërtetë është. Shtetësia e BE-së nuk duhet të dalë me në shitje!

Klan Plus

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme