Nënstacioni elektrik 110 Kilovolt, Gjiknuri në Bushat
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në Bushat ku pa investimin e kryer në nënstacionin elektrik 110 Kilovolt.
Sipas ministrit ky nënstacion kishte përfunduar së ndërtuari para 10 vjetësh, por nuk ishte vënë në shfrytëzim.
Ministri Gjiknuri tha se shëndoshja financiare e sektorit, por mbi të gjitha e OSHE-së dhe rritja e investimeve, do të sjellë ulje të humbjeve në mënyrë drastike si dhe qëndrueshmëri më të mirë financiare edhe në terma afatgjatë.
Gjiknuri u ndal më tej tek vazhdimi i investimeve në rrjet dhe ulja e nivelit të humbjeve ku theksoi se Shkodra mbetet ende larg objektivit.
Tv Klan