Nënstacioni elektrik – (23 Shkurt 1999)


Nënstacioni elektrik – (23 Shkurt 1999)

17:32 23/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përurimi i nënstacionit elektrik të Sharrës i cili bëri mjaft bujë tek qytetarët që kishin muaj që vuanin errësirën edhe ditën, ishte një gëzim i kotë pasi situate vazhdoi të jetë e tillë. Në qoftë se ditë më parë në disa lagje ndërpreja ishte me orar të caktuar, oraret e ndërprerjes pas përurimit u shtuan.

Nga KESH çdo ditë shihet se punohet por rezultati ende nëpër familje nuk shijohet. Rritja e përdorimit të energjisë elektrike nëpër familje është edhe arsyesja e të mos qenit rezistent të nënstacioneve elektrike. Tajar Bregasi drejtor teknik shprehet.

Tajar Bregasi:- “Konsumi ditor është nisur me 1.2 milion kë/orë. Kjo tregon nevojat në rritje që kanë konsumatorët, por duhet të ketë një përputhje ndërmjet nevojave në rritje dhe faturimin dhe pagesës së energjisë elektrike”.

Nga KESH është menduar të mos ketë më kufizime të planifikuara. Por do të ndërpritet energjia në zona të veçanta aty ku tejkalohet kjo energji./tvklana.al

Gazetar – Holta Zhiti






Të ngjashme