Nënstacioni i Sharrës (11 Shkurt 1999)


Nënstacioni i Sharrës (11 Shkurt 1999)

12:36 11/02/1999

Nënstacioni i sapo ngritur në Sharrë do të zbusë ndërprerjet e korentit aktualisht të shpeshta. Ndërhyrja emergjente e financuar nga Qeveria Italiane rrit rreth 35% kapacitetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Një punonjës i nënstacionit të Sharrës: “Ky transformator që është instaluar në Sharrë ushqen dy linja, një linjë shkon në Durrës dhe një linjë shkon në Selitë në Tiranë. Kjo ndihmon shumë Durrësin për arsye se ka siguri ushqimi. Kjo linjë vjen nga Hidrocentrali i Komanit dhe e dyta Tirana lehtësohet se nga Tirana vinte kjo linja më përpara ushqente Durrësin.
Tirana tani ka lehtësim për arsye se nuk do japë më nga Durrësi, vetëm nëqoftëse kemi raste manovrimi. Nuk jam i sigurtë të them një gjë konkrete se a do vendoset sigurimi i vazhdueshëm me energji elektrike për
qytetin e Tiranës, megjithatë ky nënstacion e lehtëson shumë.”

Gjithsesi Nënstacioni i Sharrës nuk mund të sigurojë mosndërprerjen absolute të energjisë pasi problemi qëndron tek burimi i saj, Hidrocentrali i Fierzës. /tvklan.al






Të ngjashme