Nëpër spitale mungon uji (4 Qershor 1999)


Nëpër spitale mungon uji (4 Qershor 1999)

15:33 04/06/1999

Mungon uji në spitalet tona. Aty ku kërkohet pastërtia ka javë që lëngu jetik nuk rrjedh më nga çezma. Temperaturat në rritje rrisin dhe numrin e të shtruarve në spitale. Sëmundjet infektive, helmimet nga ushqimi janë përbërësit kryesorë të çdo vere dhe të kësaj stine që sapo ka filluar. 23 fëmijë janë shtruar në repartin e urgjencës pediatrike, ku më shumë se gjysma e tyre janë kosovarë.

Mospasja e kushteve higjenike aty ku jetojnë, dhe ngrënia e një ushqimi të pakontrolluar, ka sjellë këtë rezultat tek kosovarët e ardhur. Jo vetëm këta,por dhe të tjerë preken nga sëmundje diarreike për shkak të temperaturave të larta. Uji i pijshëm ka javë që mungon e kosovarët e ardhur detyrohen ta blejnë atë ose e mbushin diku larg.

Një prind kosovar: Mungesa e vetme është e ujit domethënë reduktimi i ujit, kurse të tjerat gjëra janë në rregull. Ujin e blejmë në shitore, ujë çezme jo nuk ka.

Një tjetër prind: Edhe një muaj kam nejtë përpara e skanë dhënë për të hëngër. Kurrgjo, as qumësht, as vezë. Ne prej Kosove jemi, jemi djeg e bo shkrumb.

Nuk ankohen vetëm prindërit e fëmijëve të sëmurë por edhe mjekja tregon për kushtet.

Mjekja: Gjatë gjithë kohës numri ka qënë i rritur, ka pasur pavioni ka qënë gjithmonë, përditë shtrohen nga 7-8 fëmijë, sipas ditëve. Kushtet tani janë, për ujë e kemi një çikë problem. Nuk ka ujë. Jemi munduar, kemi kërkuar gjithandej që nga Drejtoria. Shefi jonë e ka bërë problem. Deri tani nuk është bërë asgjë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme