Neritan Ceka: Arrestimi i Berishes nuk eshte politike – (30 Nentor 2000)


Neritan Ceka: Arrestimi i Berishes nuk eshte politike – (30 Nentor 2000)

22:54 30/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Rendit Ilir Gjoni, ka informuar komisionin parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, për ngjarjen e Tropojës dhe ndalimin nga policia të kryetarit të PD, Sali Berisha. Pas këtij takimi, kryetari i komisionit parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, Neritan Ceka ka deklaruar, se ka marrë fund koha kur sulmoheshin komisariatet nga njerëz të armatosur.

Neritan Ceka:- “Në radhët e njerëzve rreth Berishës, ka shumë të inkriminuar dhe për fat të keq, zoti Berisha është ndalur, si të ndalësh një pronar restoranti. Të jeni të sigurt se nuk ka asgjë politike, në ndalimin e zotit Berisha, por i ndalur si një njeri që bashkëpunon me persona të dyshimtë dhe janë gjëra që janë vërtetuar. Në arrestimet e ditëve të fundit ka të paktën tre vetë, të inkriminuar, që i takojnë rrethit të zotit Berisha”.

Ministri i Rendit Ilir Gjoni, nesër do të paraqitet në interpelancë edhe përpara parlamentit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme