Neritan Ceka intervistë (13 Gusht 1999)


Neritan Ceka intervistë (13 Gusht 1999)

15:38 13/08/1999

Intervistë me Kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, zotin Neritan Ceka.

Gazetari: Zoti Ceka jemi para një fakti të kryer. Zoti Imami ka dhënë dorëheqjen si do procedojë Partia AD, do t’i përkasë ky post përseri dhe kur parashikohet zëvëndësimi i tij.

Neritan Ceka: Natyrisht ky post i takon Aleancës Demokratike por për dy arsye nuk do ta trajtojmë tani. Arsyeja e parë është që Parlamenti është me pushime kështu edhe nëse ne do të caktonim një zëvëndësues një ministër të ri nuk kishte ku do miratohesh. Arsyeja e dytë është që Parlamenti mund ta trajtojë nga mesi i Shtatorit kur mbeten vetëm 15 ditë deri në Kongresin e PS dhe siç dihet pas këtij Kongresi do të ketë një ristrukturim të Qeverisë edhe një rishikim edhe të stafit. I takon Kryeministrit që unë shpresoj dhe jam i sigurtë që do jetë zoti Majko përsëri,që të rinegociojë qeverisjen me partnerët. Në këtë kuadër ne mendojmë që të trajtojmë në përgjithësi vendin që do zërë Aleanca në qeverisjen pas muajit Tetor. Unë kam përshtypjen që kjo është një ministri e cila duhet ritrajtuar për funksionet e veta./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme