Neritan Ceka intervistë (13 Shkurt 1999)


Neritan Ceka intervistë (13 Shkurt 1999)

12:38 13/02/1999

Intervistë me z.Neritan Ceka, kryetar i Partisë Aleanca Demokratike.

Mendoj që është krijuar një konfuzion në mënyrën se si janë përgjigjur faktorë të ndryshëm të jetës politike shqiptare, iniciativës së Presidentit Mejdani për një pakt për rendin. E lëshuar nga goja e Kreut të Shtetit natyrisht ky është një pakt që i propozohet të gjithë shoqërisë shqiptare. Duke u nisur nga ato nevoja nga ajo gjendje që përjeton sot Shqipëria ku Rendi është pika më e ndjeshme. Përgjigjet ndaj shefit të shtetit shqiptar zotit Mejdani kanë qënë në prizmë thjesht partiake do të thoja. Përgjigja që jep zoti Berisha me paktin që propozon dhe që u duk që ai menjëherë e bëri pronë të tij është një ndërhyrje në punët e institucioneve. Partia Socialiste në përgjithësi e ka konsideruar paktin për Rendin si të panevojshëm përderisa me Rendin merren institucionet e caktuara, Policia ose Parlamenti. Por, Aleanca Demokratike mendon që duhet zgjeruar këndvështrimi mbi paktin për Rendin, t’i lëmë institucioneve ç’kanë të bëjnë institucionet, Parlamentit ç’ka të bëjë Parlamenti me përmirësimin e kuadrit ligjor dhe nga ana tjetër kërkohet nga partitë politike të marrin iniciativa politike, iniciativa të tilla mund të merren për thirrjen, një thirrje që mund t’i bëhet elektoratit për respektimin e rendit. Ne e mendojmë që ky është një pakt i domosdoshëm në formën e një konsensusi dhe pa pasur gjithmonë nevojë për të kuptuar një pakt i cili duhet të nënshkruhet.”/tvklan.al






Të ngjashme