Neritan Ceka intervistë – (2 Nëntor 1999)


Neritan Ceka intervistë – (2 Nëntor 1999)

14:59 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, zotin Neritan Ceka.

Gazetari:- Zoti Ceka ndarja me socialdemokratët e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit i jep fund akuzave të ndërsjellta që ishin më parë për korrupsion nga Ministria e zonjes Shuli?

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Mendoj që jep rast për transparencë por nuk është Aleanca Demokratike nuk është gjithmonë ministri që vjen që duhet ta bëjë transparencën. Ajo dhe mund të verifikohet në mënyrë specifike, e ka këtë mundësi, p.sh. të vërtetohet se në të vërtetë si u dhanë licensat për shoqeritë përkatëse të autobuzave. Ky verifikim mund të bëhet më i lehtë. Por nuk është ky motivi, besoj që zoti Zogaj nuk do vijë me meskinitete për të nxjerrë kunja kur i thonë. Ka shansin për të afirmuar një frymë shumë më të gjerë të bashkëpunimit midis forcave politike, të organizmit të shoqërisë së lirë edhe të një qeverie të ritmeve të larta”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme