Neritan Ceka intervistë për gjendjen në Veri (27 Gusht 1998)
Parlamenti Shqiptar është i shqetesuar për gjendjen në Veri. Kryeparlamentari Skënder Gjinushi, nënkryetari Namik Dokle dhe krerët e komisioneve parlamentarë Sabri Godo e Neritan Ceka ,kanë bërë një vizitë në Veri kryesisht Tropojë e Kukës, për të parë gjendjen e të shpërngulurve kosovarë. Kriza në Kosovë ka sjellë pasoja të rënda humanitare, ekonomike e sociale. Gjithashtu ne veri problem është dhe kontrabanda e armëve.
Neritan Ceka shprehet se ushtria duhet të çoje në veri repartet e peëzgjedhura të specializuar për luftën kundër terroristeve. Sipas tij policia duhet të forcojë masat e ndërsa qeveria duhet të marrë masa të tjera urgjente./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame