Neritan Ceka intervistë për Sokol Koçiun (23 Janar 1999)
Flet Neritan Ceka në një intervistë për aktin e marrjes peng të komisarit të Policisë Vlorë, Sokol Koçiu. Gjatë intervistës ai shprehet :
Gazetari :Si e konsideroni aktin e marrjes peng të komisar Koçiut, dhe a tregon kjo që shteti është ende i pafuqishëm ndaj trafikut klandestin?
Neritan Ceka: Kjo nuk tregon pafuqinë e shtetit sa tregon mosarsyen e grupeve të caktuara të cilët deri sot kanë jetuar mbi shkeljen e ligjeve por kur vjen për të vepruar ligji atëherë mundohen të veprojnë kundër autoritetit. Mendoj se ka patur dhe faktorë sociale, natyrisht sepse ndalimi i skafeve dhe i një veprimtarië të paligjshme të tyre nxjerr në papunësi disa njerëz. Por nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja është te ndalimi i veprimtarive të paligjshme, krijimi i imazhit të një Vlore ku nuk ka mafie ku nuk ka trafiqe të rrezikshme, një vendi interesant për investime te ne, nuk mund të
sakrifikojmë interesat e 200 mijë banorëve të Vlorës dhe as 3 milion e 500 mijë banorëve të Shqipërisë për interesat e pak njerëzve të cilët nuk e kanë vetëm mjet mbijetese por dhe mjet fitimi këtë aktivitet.
Gazetari: Mendoni se shteti duhet të vazhdojë me masa të tilla kundër këtyre pronarëve të skafeve pavarësisht nga incidentet e fundit?
Neritan Ceka : Unë jam informuar nga Ministri Koçi dhe më ka thënë që nuk ka pasur me të vërtetë një konflikt të egër. Pronarët e skafeve duan që ata të regjistrohen dhe të mos sekuestrohen, domethënë t’i jepej një farë kohë për të bërë regjistrimin. Këtu ndoshta ka qënë dhe ashpërsia e ligjit, i cili hyri në fuqi menjëherë duke mos i dhënë shkas pronarëve të bënin regjistrimin e rregullt. Kemi dhënë udhëzimet nga Parlamenti që kjo të zbatohet natyrisht me efikasitet por do dhe një kombinim të të gjitha autoriteteve. Jo vetëm autoritetet policore por dhe autoritetet e Portit, sepse dihet që skafet do të ankorohen dhe këtu më e rëndësishme është kapiteneria që varet nga Ministria e Ndërtimit dhe Punëve Publike se sa Policia.
Gazetari: A kemi të bëjmë me një veprim të nxituar të zotit Koçiu në këtë
moment?
Nertian Ceka: Aspak. Koçiu ka zbatuar ligjin por faktorët sociale dhe faktorët e interesave nganjëherë harrojnë që ka shtet./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame