Neritan Ceka intervistë për thirrjen e Berishës nga Prokuroria (18 Dhjetor 1998)
Kryetari i Aleancës Demokratike Neritan Ceka intervistë për thirrjen e Sali Berishës në Prokurori dhe vazhdimin e grevës së studentëve. Sipas Cekës vajtja e Sali Berishës në Prokurori është një veprim normal i çdo qytetari që pranon institucionet.
“Mendoj se nëqoftëse Berisha shkon në Prokurori është veprim i çdo qytetari normal i cili pranon institucionet. Do të ishte mirë që Berisha t’i pranojë këto institucione pavarësisht se e ka humbur garën me to. Hapi i mëtejshëm i Berishës do të ishte që të futet ai në grevë urie dhe t’i lëre të tjerët rehat.”- tha ai./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame