Neritan Ceka për krimin – (8 Mars 1999)


Neritan Ceka për krimin – (8 Mars 1999)

21:23 08/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kriminelët të qëllohen pa paralajmërim. Ky ka qenë urdhëri i prerë I kryeministrit Majko drejtuar forcave të rendit për të goditur kriminelët një ditë pas masakrës së Beratit.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Urdhëri është publik, verbal dhe nuk ka nevojë për letër dhe firmë. Të vrasim kriminelët, ky është urdhëri”.

Por ky urdhër i kryeministrit Majko ka shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e forcave të rendit, që ndeshen çdo ditë me krimin. Ndërkohë kryetari i komisionit parlamentar për Rendin dhe SHIK-un Neritan Ceka shprehet se policëve duhet dhënë më shumë mbështetje.

Neritan Ceka:- “Natyrisht që kriminelët nuk e kanë në ballë që janë kriminelë, por duhet kuptuar që ky është më tepër sesa një urdhër, sepse kryeministri nuk mund të japi urdhëra policisë. Drejtimi i kryeministrit dhe ministrit të Rendit Publik është një drejtim politik jo një drejtim operacional, por duhet kuptuar si një mesazh për policinë shqiptare, e cila do ketë gjithë mbështetjen në luftën kundër kriminalitetit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme