Neritan Ceka për PS – (12 Tetor 1999)


Neritan Ceka për PS – (12 Tetor 1999)

14:18 12/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me zotin Neritan Ceka, Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike.

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Unë do ju them në radhë të parë që Kryeministri nuk ka çelesa dhe së dyti në qoftë se ka bërë një deklaratë të tillë ka qenë pjesë e fushatës elektorale. Së treti, Kryeministri nuk është një person krejt autonom, vullneti i tij varet nga vullneti i Parlamentit, është rezultat i votave të Parlamentit Shqiptar edhe i votave të KPD, e partiseë që e propozon. Dhe mendoj që pikërisht këto janë dy pikat e forta të Kryeministrit Majko. Ka mbështetjen e Parlamentit dhe ka mbështetjen e KPD së re që doli nga Kongresi. Mund t’ju them që në këtë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar”.

Gazetarja:- Si do jetë marredhenia juaj me PS ndërkohë që Nano është kryetari i saj?

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Nuk ndryshojnë marredhëniet e Aleancës Demokratike me PS. Siç e kam thënë dhe herë të tjera ne kemi bërë aleanca me shtetin është bërë me PS nuk është bërë me persona të veçantë. Marredheniet e mia personale me Nanon jam i sigurtë që do të jenë shumë të mira, përderisa është rezultat i një votimi të drejtë dhe rezultat i një fushate elektorale e një gare korrekte brenda PS dhe shpresoj që tani meqë Nano mbetet vetëm kryetar partie do ketë më shumë kohë për t’u kushtuar çështjeve që lidhen me debatin dhe dialogun politik brenda koalicionit”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme