Neritan Ceka për skafet – (10 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria tashmë ka ndërmarrë një vullnet të vendosur politik që pasuria e shqiptarëve të vihet vetëm nga puna e ndershme e këtyre njerëzve. Problemi i skafeve, kontrabandës dhe prostitucionit sidomos në Vlorë është pjesë e një problemi të gjerë.
Dy bazat e ngritura për luftën kundër skafeve dhe trafiqeve të tyre një në Durrës dhe në Vlorë. Neritan Ceka, kryetar i komisionit parlamentar për Rendin dhe SHIK-un, informon për këtë bllokadë të nisur seriozisht dhe me masa konkrete.
Neritan Ceka:- “Kjo do shoqëruar dhe me masa sociale, domethënë më tepër shpresë për Vlorën dhe hapja e një konsullate italiane. I kam kërkuar personalisht delegacionit që është nisur sot në Itali kryesuar nga zoti Meta, pikërisht zotit Zogaj që në bisedat me Qeverinë Italiane të shtrohet kjo alterntivë. Më tepër kujdes i Qeverisë Italiane veçanërisht për Vlorën, investimeve në Vlorë, për hapjen e një konsullate. Këto nevoja të domosdoshme të njerëzve për të shfrytëzuar lirinë e tyre të lëvizjes atje ku nuk jetojnë dot të gjejnë një kanalizim me liberalizimin e vizave edhe me lehtësi të tjera. Ka nje vullnet politik dhe në qoftë se ka në dorë, akoma komisioni nuk e ka trajtuar këtë çështje, nuk kam marrë informacion e duhur por shpesh këto tregojnë dhe për implikime të policisë. Atje ku ka dobësi të policisë, policia është e implikuar”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti