Neritan Ceka, Shkurti i 1991 (2009)
Autori: Blendi Fevziu
22:33 25/02/2009Arkeologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Neritan Ceka ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan nga ku ka rrëfuer për jetën e tij.
Gjatë intervistës ai gjithashtu edhe për komunizmin dhe absurditetin e këtij regjimi.
“Unë kam lindur në Tiranë, por më duket sikur kam lindur në Elbasan sepse Tirana nuk ka identitet. Më vonë lidhur me studimet, nuk zgjodha të vazhdoj histori, por ishte adaptim sepse babi im na merrte me vete nëpër ekspedita arkeologjike. Ishte pjesë e pasonit dhe jo momentale. Në momentin që regjimi po ndryshonte unë isha bashkuar me forcat demokratike. Ishin forca që kan jetuar edhe më përpara, ne e njihnim njëri-tjetrin nga fytyra, nga të folurit, nga reagimi, këto reagimi ne mundoheshim ti kërkonim deri lart. Kishim iluzionin mos ishte ndryshe dhe Ramiz Alia dhe lexonim nëpër rreshta diçka. Kishte njerëz mes nesh që ishin disidentë, një ndër ta ishte Zhani Ciko. Ata jetonin jashtë regjimit dhe në një lloj kompromisi të heshtur me regjimin. Këtë kompromis kishte bërë edhe babai im. Ne e dinim absurditetin e regjimit, por dinim edhe absurditetin për t’iu kundërvënë. Ishte një heroizëm i pamundur që të çonte në ndërshkim”, tha Ceka.
I pyetur lidhur me incidentin e 1991 kur pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës grupimi i njerëzve tentuan të shkojnë drejt Bllokut.
“Besoj se ka qenë spontane në të gjithë organizimin e vet. Kam edhe dëshmitarë për këtë si Namik Bodinaku. Pamë disa lëvizje tek garda dhe kur po shkonim tek zyra pamë që dolën tanket. Në atë moment mora makinën dhe dola nga krahu tjetër i Lanës. Atje gjeta një turmë të madhe njerëzish dhe nga ana tjetër gardën dhe policinë me skafandër. Turma tentonte të sulmonte, u ktheva nga turma dhe iu thash ne nuk do fitojmë me luftë, por me një copë letër dhe turma mu bind”, tregoi Ceka./tvklan.al