Nertian Ceka intervistë për Tropojën (5 Gusht 1999)


Nertian Ceka intervistë për Tropojën (5 Gusht 1999)

12:54 05/08/1999

Ngjarja e djeshme tragjike e ndodhur në Tropojë mbart mbi vete dhe motive politike. Ka qënë kjo deklarata e Kreut të Komisionit Parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut, Neritan Ceka.

Neritan Ceka: Mendoj që ka një background politik dhe këtu ka implikime të qarqeve të caktuara të PD-së që kanë hedhur shkëndinë e parë në Shtator të viti 1997 për t’i vënë zjarrin Tropojës. Natyrisht që nuk është bërë një punë e qartë nga kuadri i Ministrisë së Brendshme. Janë rekrutuar si policë edhe njerëz të cilët kishin konflikte personale. Ka një rregull të përgjithshëm në Polici, njerëz që kanë konflikte personale nuk mund të jenë policë.

Ceka ka deklaruar se në Veri janë vendosur masa të jashtëzakonshme ku krasas 200 forcave speciale të RENEA-s jaë dërguar dhe trupa speciale komando.

Neritan Ceka: Eksperienca na ka treguar që në grupe të armatosura Policia ka pasur humbje dhe më tepër është bërë thirrje për vigjilencë, thirrje për vendosmëri në ndeshje me grupet e armatosura ku Policia duhet të përdorë të gjitha mjetet që jep ligji. Ligji i jep mundësi Policisë në rastin e rezistencës së armatosur të veprojë pa paralajmërim. Ky është sqarimi që ka bërë zoti Poçi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme