“Nëse ndalet tregtia, nis lufta”


“Nëse ndalet tregtia, nis lufta”

09:39 06/02/2017

CEO dhe themeluesi i kompanisë online Alibaba, kompania më e madhe kineze për shitjet me pakicë, ka paralajmëruar se “nëse ndalet tregtia, nis lufta.”

Miliarderi Jack Ma, i cili takoi presidentin amerikan Donald Trump muajin e kaluar dhe njoftoi se kompania e tij do të ndihmonte në krijimin e një milionë vendeve të punës në Amerikë tha se “bota ka nevojë për globalizim, ka nevojë për tregti.”

Ma po fliste nga Melbourne në inaugurimin e selive të Alibabas për Australinë dhe Zelandën e Re. “Të gjithë janë të shqetësuar rreth luftërave tregtare. Nëse ndalet tregtia, nis lufta.”

Po, ai shtoi se nuk mjafton të shqetësohemi. “E vetmja gjë që mund të bëni është të përfshiheni dhe të provoni se tregtia ndihmon njerëzit të komunikojnë. Duhet të kemi tregti të ndershme, transparente dhe përfshirëse,” tha Ma, i cituar nga “Business Insider Australia”.

Një prej urdhrave të parë ekzekutivë të Presidentit të ri, Donald Trump, ishte tërheqja e Amerikës nga Partneriteti Trans-Pacifik, një marrëveshje mes 11 shteteve, përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re.

Shqetësime janë ngritur edhe për një përfshirje të mundshme të SHBA-ve në luftë tregtare me Kinën. Dy shtetet janë ekonomitë më të mëdha të botës. /tvklan.al






Të ngjashme