Nesër bëhuni gati për borë


Nesër bëhuni gati për borë

21:30 24/11/2018

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu por edhe dëborë. Kjo do të jeta situata e motit për ditën e diel.

Edhe pse ditët e fundit dielli ka qenë i pranishëm, nesër nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në zonat malore. Ndërsa në zonat e tjera sipas Meteoalb, do të ketë reshje shiu të cilat do të vijojnë edhe javën tjetër.

Ditën e hënë (19 Nëntor ) reshjet e dendura të borës në qarkun e Korçës sollën problemet e para. Rruga që lidh fshatin turistik të Dardhës me Boboshticën u bllokua për disa orë pas rënies së një orteku të madh bore.

Ndërsa në 20 Nëntor reshjet intensive të shiut ndikuan në punën e portit të Durrësit. Forca e detit, arriti deri në 6 ballë, ku solli vonesa prej dy orësh në mbërritjen e trageteve të udhëtarëve, por edhe pezullim të lundrimit të anijeve të peshkimit./

tvklan.al






Të ngjashme