“Nesër është një ditë e re”
Edhe artistët janë bërë bashkë në një nismë që ka si synim ndihmën për familjet e prekura nga tërmeti.
Në një konferencë për mediat, iniciatorja e kësaj nisme, Inva Mula thotë se aktiviteti do të zhvillohet të dielën, në orën 17:00, në sallën koncertale të Kishës Ortodokse.
Nën titullin “Nesër është një ditë e re”, në këtë mbrëmje synohen të mblidhen fonde në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Kësaj nisme humanitare i janë bashkuar këngëtarë të njohur si, Aurela Gaçe, motrat Libohova, Jonida Maliqi etj.
Tv Klan