Nesër, kampionati i skuadrave shqiptare (30 Prill 1999)
Nesër do të zhvillohen takimet e javës së 27-të të kampionatit në vazhdim. Për ndeshjen me Burrelin, momentin që po kalon Vllaznia, Uliks Kote, titullari i formacionit shkodran flet per TV Klan.
Uliks Kote: “Për të synuar drejt titullit s’duhet të diskutohet fitorja.
Gazetari: Kësaj jave është dhe një ndeshje tepër e vështirë e kundërshtarit tuaj kryesor për titull që luan në Berat, shpresoni për ndonjë ndryshim në kreun e tabelës së renditjes?
Uliks Kote: Patjetër, që do të shpresojmë por siç dihet ndeshja finale është në Tiranë.
Në shtatë takimet e tjera veçohet sfida Tomorri-Tirana. Kryeqytetasit janë në vendin e parë me 54 pikë. E vështirë duket të jetë për Besën ndeshja me Partizanin. E vështirë do jetë ndeshja Skënderbeu-Apolonia. Teuta ka shansin të shfrytëzojë faktorin fushë ndaj një Elbasani në krizë. Më e ekuilibruar mendohet të jetë takimi Shkumbini-Lushnja./tvklan.al