Nevoja obsesive për “selfie”/Mjekët: Është një çrregullim mendor


Nevoja obsesive për “selfie”/Mjekët: Është një çrregullim mendor

23:40 18/12/2017

“Nevoja obsesive për të bërë selfie është një çrregullim mendor”.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur psikologët anglezë e indianë të cilët rezultatet e studimeve i kanë publikuar edhe në një manual shkencor. Pasi kanë ekzaminuar fenomenin e përhapur së tepërmi vitet e fundit, kanë zbuluar se pasionantet e këtyre fotove ndahet në tre kategori, në kronike, akute dhe fillestarja.

Sipas tyre çrregullimi është kronik atëherë kur dikush ka nevojë të pakontrollueshme ti shkrepë foto vetes duke i postuar në rrjetet sociale më shumë se 6 herë në ditë. Fillestarët janë ata që pozojnë për veten të paktën tre herë në ditë dhe jo domosdoshmërish i postojnë për të tjerët, ndërsa klasifikohet si akute kur bëhen shumë foto dhe më pas publikohen të gjitha online.

Sondazhet janë kryer në shumë vende veçanërisht në Indi ku regjistrohet edhe numri më i lartë i te regjistruarve në Facebook por njëkohësisht edhe numri më i lartë i vdekjeve si pasoje e fotove në vende të rrezikshme.

Për momentin mjekësia nuk i jep ende një kurë dhe nuk janë kryer studimet e duhura për të kuptuar shkaqet.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme