Nevoja për gjak, të sëmurët: Aksionet e ndërgjegjësimit, jo vetëm për një ditë


Nevoja për gjak, të sëmurët: Aksionet e ndërgjegjësimit, jo vetëm për një ditë

20:40 14/06/2018

“Një flakon gjak shpëton një jetë” ka qenë gjithnjë motoja që ka shtyrë Silvanën të dhurojë lëngun e jetës për fëmijët talasemikë. Që prej moshë 18-vjeçare ajo ndjek çdo 6 muaj ritualin në bankën e gjakut në ndihmë të personave që kanë nevojë për gjak.

“Kam 2 apo 3 vjet që dhuroj gjak. Për mua është diçka që e bëj me kënaqësi sepse shpëtoj jetën e një personi dhe sidomos të fëmijëve talasemikë që e kanë jetësore”

.

Edhe pse rastet si Silvana mund të jenë sporadike ajo iu bën një thirrje të gjithë të rinjve moshatarë për ndërgjegjësim.

“Nuk kushton asgjë, kushdo që ka mundësi iu bëj thirrje të dhurojnë sepse edhe vetë do të ndihen më mirë”.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut kanë qenë me mijëra të rinjtë që i janë drejtuar organizatave të ndryshme në kryeqytet.

 “Na vjen mirë që gjithnjë e më shumë shohim pjesëmarrje masive, ka shumë dhurues për herë të parë dhe të tjerë që kthehen kur kanë mundësi. Por kjo ëshët një nevojë e përhershme dhe duhet me tepër sensibilizim”.

Sipas të dhënave në bankën e gjakut, mesatrisht çdo muaj konsumohen 200 flakonë për personat talasemikë. Sakaq fluksi javor përfshin deri në 30 persona që marrin sasinë e gjakut në pavion. Për mjekët, shqetësim përbën tashmë periudha e verës, pasi numri i dhuruesve vullnetar shënon rënie duke sjellë probleme jetësore për të sëmurët talasemikë.

Klan Plus






Të ngjashme